Oferta e Barcelonës, Xavi vendos sot

Ish mesfushori preferon të marrë drejtimin e Barçës gjatë verës

Xavi Hernandez do të vendosë sot nëse do të pranojë apo jo ofertën e Barcelonës për t’u ulur në stol, raporton Mundo Deportivo.

Mesfushori legjendar, aktualisht trajner i Al-Sadd, do të preferonte të marrë drejtimin e skuadrës gjatë verës dhe jo menjëherë tani.

Raportohet se ai paksa është shokuar nga oferta që i ka bërë Barça në këtë fillim të ri për të si trajner, por natyrisht, asnjëherë se ka fshehur se pasi ka shkruar histori si lojtar, dëshiron ta bëjë një gjë të tillë me Barçën edhe si trajner.


Shtuar 12.01.2020 09:20