Një zyrtare policore në Gjilan është gjetur pa shenja jete sot.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe familjarë të viktimës.
Zëdhënësi Ismet Hashani ka thënë se policia është njoftuar se në varrezat e qytetit të Gjilanit është një person pa shenja jete, derisa ka thënë se nuk ka detaje se kush është viktima.
“Policia e Kosovës është njoftuar se këtu në varrezat e qytetit në Gjilan është një person që dyshohet pa shenja jete. Njësitet tona policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar që e kanë konfirmuar vdekjen e një personi femër, i kemi këtu njësitet policore, për momentin nga hetuesit është cilësuar si vdekje e dyshimtë, gjersa gjatë hetimeve do ta shohim dhe do ta dimë saktë kush është personi dhe do të mësojmë edhe detaje tjera rreth këtij rasti të rëndë”, ka deklaruar ai./Express