Kokë e këmbë e maskuar, këngëtarja shqiptare merr gjithë vëmendjen rrugëve të Parisit (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka marrë gjithë vëmendjen e kalimtarëve në Paris me veshjen e saj.

26-vjeçarja nuk njihej aspak me veshjen që kishte zgjedhur që të dilte rrugëve të Parisit të shtunën. Ajo mbante veshur një pallto lëkure të gjatë, këpucë me taka të zeza.

Por vëmendjen më të madhe e mori pjesa e kokës, të cilën e kishte mbuluar të gjithën. Dua përveçse kishte vendosur një maskë të zezë dhe syze dielli, ajo në kokë mbante një kapele si dhe një shall jeshil, duke e bërë të paidentifikueshme se kush është.


Shtuar 14.11.2021 14:53