Talenti shqiptar i Olympia Ljubjanës, Endri Çekiçi u shpreh për Ora Sport se dëshira e tij është për të luajtur në kampionatin spanjoll.
Ai pranon se gjatë kohës së koronavirusit ai ka qenë në kontakt me disa klube por nuk ka ende asgjë zyrtare.
Çekiçi: Momentalisht ka zëra të shumtë. Gjatë periudhës së karantinës kam kontaktuar me shumë presidentë të klubeve të ndryshme. Deri më tani gjithçka do të mbetet në kuadrin e zërave. Pa mbaruar pandemia asnjë klubet nuk mund të hyjë në zbatim. Unë personalisht për stilin tim të lojës do të shkoja në Spanjë. Përderisa nuk ka asgjë zyrtare. Unë nuk jam shumë i informuar rreth kësaj teme por di që ka shumë zëra. Deri në momentin që nuk ka asgjë konkrete puna ime është vetëm që të ulë kokën dhe të punoj.