Edhe Britania e Madhe drejt mposhtjes së COVID-19: Kaq viktima u shënuan në 24 orët e fundit!

Pas shumë ditësh, Britania e Madhe ka shënuar në 24 orë 450 jetë të humbura.

Këto shifra e çojnë në 16,522 totalin e të vdekurve në këtë vend.

Anglia mbetet më e goditura nga koronavirusi që regjistroi 429 vdekje, pas të cilit vjen Skocia me 12 vdekje dhe më pas Uellsi me 9 viktima. Ndërsa Irlanda Veriore nuk i ka deklaruar ende shifrat e orëve të fundit.

Shifra mund të ndryshojë gjatë orëve në vijim, e cila do të deklarohet nga Departamenti i Shëndetësisë në Britani. Trupat e pajetë të regjistruar lidhen vetëm me spitalet, jo me qendrat e kujdesit apo në vende të tjera jashtë spitaleve.

Ndërkohë, të dhënat e deri tanishme tregojnë se pas dy javësh, Britania ka regjistruar shifrën më të ulët të jetëve të humbura.

Shifra më e ulët ishte me 6 prill, kur u regjistruan 439 të pajetë nga koronavirusi.


Shtuar 20.04.2020 14:18