Lojtari i Lazios rezulton pozitiv me COVID-19

Lajm i keq për Lazion, Adam Marusiç ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi i krahut “biancoceleste” ishte grumbulluar nga Mali i Zi në kualifikimet Qatar 2022.

Tamponi i fundit i kryer për të ka rezultuar pozitiv dhe përveç tij është dhe Stefan Jovetiç pozitiv. Këtë njoftim e ka bërë zyrtare Federata Malazeze e Futbollit përmes një komunikate zyrtare .

Ndërkohë Lazio ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 20:37