“Elkann i ka kërkuar Agnellit të largohet nga Juventus”

Eksperti i merkatos Paolo Bargiggia ka botuar eksluzivisht në faqen e tij Paolobargiggia.it disa zbulime në lidhje me asetin e klubit të Juves dhe në veçanti me pozicionin e Andrea Agnelli-t. Ja fjalët e tij:

“Zbulimi është i fortë dhe vjen nga një burim i sigurtë. Fakti nuk është verifikuar pas zhgënjimit në derbi, por gjithsesi jo shumë kohë më parë. Po flasim për një takim mes presidentit dhe administratorit të deleguar të Exor John Elkann dhe kushëririt të tij Andrea Agnelli.

Presidentit të Juves, menaxheri potent që përmes Holding-ut të familjes menaxhon ndër të tjera edhe Juventus-in, i ka kërkuar Agnelli-t të largohet nga Juvja sezonin e ardhshëm, në optikën e një rinovimi të bordit që menaxhon klubin bardh e zi.

Andrea Agnelli-t të cilit i duhet njohur merita për rritjen e ndjeshme të markës Juve në nivel komerçal dhe sportiv, por pa arritur asnjëherë ëndrrën Champions, nuk e ka pritur mirë. Në fakt, në këmbim Agnelli ka kërkuar mundësisht një spostim tek Ferrari në një rol të ngjashëm.

Nuk e njohim sigurisht përgjigjen e Elkann, por na kanë treguar se numri një i Exor ka studiuar edhe mundësinë e daljes nga menaxhimi financiar i Juves për të shitur çdo aksion tek Andrea Agnelli nëse ky i fundit është gati për një operacion të ngjashëm.

Për Agnelli-n, sigurisht, tjetër është të menaxhosh një klub me paratë e të tjerëve dhe tjetër gjë është të vendosësh financa dhe mbulime personale. Sidoqoftë, nuk besojmë që nëse do të ketë revolucion total, kjo do të varet ekskluzivisht nga një mungesë e mundshme në Champions vitin e ardhshëm. Por, nga dëshira që do të ketë John Elkann për t’u rinisur nga zero dhe se sa kapital do të ketë dëshirë të investojë.”


Shtuar 5.04.2021 19:16