Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Lushnjë, përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Protesta e ditës së sotme të fermerëve, e njoftuar nga Sindikata e Fermerëve, është përshkallëzuar në dhunë fizike mes protestuesve dhe policisë.

Protesta në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut në Lushnje dhe raportohet se fermerët kanë dalë në autostradë.

Fermerët u mblodhën aty në shenjë proteste ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së.

Pak ditë më parë ata i nisën një listë me kërkesa Ministrisë së Bujqësisë dhe Kryeministrit Rama ku kërkonin subvencione direkte për prodhimet bujqësore; barazimin e TVSH-së sin ë shitje ashtu edhe në blerje si edhe rivendosjen e subvensionit të TVSH-së me 6%.

Kërkesat sipas tyre nuk janë plotësuar duke çuar në protestën e sotme, ku policia ndërhyri për të mos lejuar bllokimin e rrugës./albeu.com/


Shtuar 12.11.2021 12:16