Bardhi pranon 4200 firmat e Berishës por i quan të parregullta: Nuk pranohen për këtë arsye!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi mbrëmjen e sotme deklaroi se 4200 firmat e mbledhura nga Berisha janë të parregullta.

Kjo deklaratë e Bardhit vjen pas deklaratave të një natë më parë ku këmbëngulte se nuk asnjë shans që Berisha ti kishte mbledhur aq shumë shifra.

I ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Bardhi duke shpjeguar se firmat nuk janë të pranushme ka thënë se proceduar e ndjekur nga ish-kryeministri Sali Berisha nuk është e saktë.

“Nuk është kjo procedura që duhej ndjekur. Në fillim vjen kërkesa në institucion.

Kërkohet një e katërta e anëtarëve të partisë. Duhet të verifikohet nëse është plotësuar kriteri i një të katërtës së kuorumit, për të thirrur kuvendin kombëtar.

Kryesia e partisë shqyrton kërkesën dhe kjo është sipas rregullores që vetë Sali Berisha ka miratuar kur ishte kryetar i PD-së. Pastaj kryesia e partisë cakton kohën, vendin dhe rendin e ditës.

Shqyrtohet nëse ata që kanë firmosur janë anëtarë të partisë. I kërkohet informacion sekretarit të partisë dhe unë them nëse janë të gjithë anëtarë apo jo. Pastaj vendoset për kuvendin”, tha Bardhi. /albeu.com/

 

 


Shtuar 11.11.2021 22:45