Stefano Pioli është pyetur nga gazetarët në çastet kur ka marrë çmimin si trajneri më i mirë i muajit tetor në Seria A.
“Shpresoj të qëndroj gjatë tek Milan. Ky klub ka diçka që të tërheq pas vetes, kisha një ndjesi pozitive që ditën që shkela për herë të parë këtu. Kam krijuar një raport shumë të mirë me të gjithë këtu, të gjithë janë shumë të dashur e të sjellshëm, më kanë mbështetur që në ditën e parë. Milan është një klub i cili përbëhet më së shumti nga të rijntë, është në rritje por me këto ritme mund të bëjmë shumë .
Na duhet një eksperiencë në ligat evropiane për të ndërtuar një besim dhe të bëhemi një rrezik i madh për kundërshtarët.
Në Seria A po bëjmë shumë mirë, jemi ende të pamposhtur, do të ishte bukur të përfundonim kampionatin të pamposhtur. Ndoshta në një të ardhme mund të drejtoj një kombëtare, do të ishte një eksperiencë e bukur.
Jam i lumtur që ndodhem këtu tek Milan dhe shpresoj të fitojmë shumë trofe së bashku,’ është shprehur Stefano Pioli./h.ll/albeu.com