Lëvizja Besa reagon ndaj Thaçit: Gënjeve! (FOTO LAJM)

“Gënjeshtër” e kanë quajtur nga Lëvizja Besa deklaratën e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

“Paska folur prap Menduh Thaçi!? S’ja vlen të komentohet. Ëndërr po i del Lëvizja BESA aq sa edhe halucinacione ka edhe kur nuk ka përfaqësues të Besës, atij i duket se ka. Shkurt dhe shqip: Thaçi gënjeu prap sonte, si shumë herë tjera!”, thonë nga Lëvizja Besa, transmeton TV21.

Ndërkaq Thaçi tha se se sonte në Qeveri, në koordinimin e kryeministrit Zoran Zaev me partnerët e koalicionit kanë qenë të pranishëm edhe nga Lëvizja Besa, duke siguruar se “shumica parlamentare ishte në Qeveri”.


Shtuar 10.11.2021 21:22