Gliha: Rastet nuk munguan, mungoi goli

Kosova humbi në shtëpi ndaj Jordanisë me rezultatin 0-2. Ndeshja miqësore u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tekniku i Dardanëve, Primoz Gliha në intervistën e dhënë pas ndeshjes është shprehur se rastet ishin të shumta por që u shpërdoruan.

““Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin, ne patën shumë raste që nuk i shënuam, nuk patëm fat”.

Kur ekipi krijon raste do të thotë që kemi luajtur mirë, por kur shënojmë gola atëherë loja e mirë bëhet më e dukshme”.

“Në Greqi do të shkojmë të luajmë të njëjtin mentalitet”, është shprehur Gliha./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 20:49