Me 30 kg kanabis gati për tregti, prangoset shqiptari në Greqi

Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë greke këtë të mërkurë.

Ai u kap me një sasi prej 30 kg kanabis me vete.

Sasia e kanabisit u kap në aksin Athinë-Lamia. Policia ndaloi mjetin me të cilin udhëtonte shqiptari në cilësinë e provës materiale.

Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhe 2 celularë dhe një shumë prej 310 eurosh/albeu.com/