Rama i kthen nderin Mark Rutte, e prazanton me zyrën dhe “mburret” me pikturat e tij (VIDEO)

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ditën e sotme ka vizituar Shqipërinë nga ky theksoi se vendi ynë ka bërë progres në vitet e fundit.

“(Progresi) ka qenë kaq i madh dhe bëri të mundur që ne të themi po”, tha Rutte duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mbështetjes që Holanda po ia bën Shqipërisë për të hapur negociatat.

Pas konferencës, Rama e ka marrë Rutte në zyrën e tij, ku duket se si ai i prezanton me krenari ambientin dhe pikturat e tij.

“Zyra e Kryeministrit hollandez në Hagë është më e veçanta që kam parë dhe prej kohësh prisja t’i ktheja në Tiranë nderin e mikpritjes miqësore që më rezervoi”, shkruan Rama dhe ndan me ndjekësit pamjet e takimit në zyrën e tij. /albeu.com/


Shtuar 10.11.2021 17:51