Një aksident është regjistruar në Vlorë. Një mjet ka përplasur një këmbësor, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në orën 13:35, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., 57 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale L. M, 54 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com