Xavi Hernandez ka zbarkuar në Barcelonë dhe menjëherë ka bërë të ditur rregullat strikte që do të vendosen.
Në deklaratën e tij gjatë prezantimit ai e theksoi qartë: “Duhet të vendosim rregull sepse kur ka pasur, kemi bërë mirë”, tha ai.
Implikimi i parë i këtyre rregullave nuk vonoi shumë dhe siç raportohet nga Juanma Castano është anuluar intervista e Pique që kishte planifikuar të jepte në programen “El Hormiguero” javën e ardhshme.
Xavi dëshiron të çrrënjosë mundësinë që lojtarët t’i kushtojnë vëmendje gjerave të tjera përvec Barcelonës dhe të ardhmens së tyre të afërt. r.t/albeu.com