Sancho ishte njëri nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar veror, ku sipas spekulimeve Manchester United kishte ofruar 100 milionë euro për shërbimet e tij, por që Borussia Dortmund kishte refuzuar një të tillë.
Dortmund dëshironte 150 milionë, por kjo u konsiderua shifër e lartë nga “Red Devils”, kështu që marrëveshja kollapsoi.
Tani, Hans-Joachim Watzke ka konfirmuar se klubi ka pranuar një ofertë dhe janë në shqyrtim e sipër.
“Në rast se vjen oferta e duhur, atëherë në sigurisht që do ta diskutojmë atë me lojtarin dhe agjentin e tij. Siç kemi bërë gjithmonë”, tha Hans-Joachim Watzke.