EKSKLUZIVE/ Njihuni me “Messin e Kosovës” që po i “çmend” të gjithë: Te Dortmund janë të kënaqur me mua (VIDEO)

Është vetëm 10 vjeç dhe e krahasojnë me yllin argjentinas, Lionel Messin.

Bëhet fjalë për, Bebart Selmanin nga Ferizaj i cili për hir të së vërtetës ka karakteristikat e lojës së Lionel Messit, madje në Kosovë e thërrasin “Messi i Kosovës”.

Vogëlushi ka bërë bujë në mediat e huaja ku spikati dhe te faqja më e madhe sportive në publikimin e videove “Oh My Goal”.

Në një intervistë ekskluzive për “Albeu Sport”, vogëlushi na tha se ka qënë në provë te skuadra e Borussia e Dortmundit, teksa gjermanët janë të kënaqur nga përformanca e kosovarit.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë më poshtë.

Intervistoi Gerli Doko:

1-Si lindi dëshira për t’u bërë futbollist?

-Deshira ime për futboll lindi që në moshën 5 vjeçare, isha shume i apasinuar mbas topit.

2-Aktualisht në cilin ekip luani dhe na tregoni më shumë për interesimin e Dortmundit ?

– Aktualisht luaj ne ekipin Piramida në Prishtinë tek Arsim Prepolli. Interesimi nga ekipet e huaja ka qënë i shumtë e posaqerisht nga Dortmund aty kam bërë stërvitje 10 ditë, dhe trajnerët kanë qënë shumë të kënaqur me performancen time, dhe ata prap kanë shprehur interesim qe të shkoj përseri. Gjithashtu edhe shume ekipe të tjera.

3-Jeni vetëm 10 vjeç dhe dispononi shumë talent, kush ju ka ndihmuar në rrugën drejt futbollit?

-Une jam 10 vjeç dhe më së shumti kurajo kam nga Babi im dhe me ndihmen e trajnerëve si A.Prepollit, Q.Shaqiri, D.Mirena dhe Vllezerit e Xherdan Shaqirit, Ari Shaqiri duke u përmirësuar edhe më shumë.

4-Përse ju quajnë Messi i Kosovës?

-Për shkak të lojës që e bej dhe të ngjashmerisë kur ka qënë Messi më i vogel.

5- Për cilën skuadër bëni tifo ?

-Tifo bëj për skuadren e Dortmund dhe Barcelonën.

6- Sa orë në ditë stërviteni?

– Unë stërvitem për rreth 3-5 orë në ditë.

7-Cili rol ju pëlqen më shumë në fushë?

-Mua më pëlqen të luaj në fushë në çdo rol që i nevojitet ekipit, por më shumë në sulm.

8-Flokët kështu i keni pasur gjithmonë që fëmijë?

-Floket i kam pasur gjithmonë kështu të gjata që femijë.

9-Keni takuar shumë futbollistë të njohur, cili prej tyre të ka emocionuar më shumë?

-Prej të gjithëve futbollistëve të njohur që i kam takuar më së shumti me ka emocionuar sulmuesi i Chelsea, Tammy Abraham, i cili me tha një ditë do të luash kundër meje dhe vazhdo puno. Edhe Lorik Cana më ka përkrahur shumë në takim që kam pasur me të.

10-Si ju spikati faqja e madhe madhe sportive “Oh My Goal” ju kontaktuan ata të parët?

-Faqja “Oh My Goal” ka konaktuar e para në Facebook tim dhe kanë kërkuar një kopje të pasaportës time dhe të Babit tim që të kem lejën nga prindi për shkak që une jam i mitur dhe më kanë postuar në faqen e tyre dhe prap kanë shkruar “ju faleminderit”.

11-Penalltitë nuk ju kemi parë t’i gjuani, përse?

-Kam shumë penallti të realizuara dhe shume pak të humbura dhe së shpejti të gjitha do t’i publikoj.

12- Ju jeni perfekt në goditjet e lira nga distanca, nga cili futbollist jeni frymëzuar Messi, Ronaldinho, apo CR7?

– Shenimet e golave nga goditjet e lira jam frymezuar nga Messi dhe CR7 por edhe nga instikti im dhe deshira ime që do të thotë se jam i apasionuar nga gjuajtjet e lira dhe kam shumë gola që nuk i kam publikuar.

-Ju falenderojmë për Intervistën dhe ju urojmë suksese në të ardhmen.

Faleminderit dhe ju për intervistën “Albeu Sport”.

View this post on Instagram

Football is passion🔥🔥🔥

A post shared by Bebart Selmani 🔟 (@bebart_selmani) on

View this post on Instagram

during the exercises today⚽️ 2020 @prepi_77

A post shared by Bebart Selmani 🔟 (@bebart_selmani) on


Shtuar 18.04.2020 11:01