Një tërmet ka shkundur mbrëmjen e djeshme Shqipërinë.
Mësohet se lëkundja është ndjerë rreth orës 01:40 dhe EMSC raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, dhe thellësi fokale 5 km.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.