Sulmuesi veteran holandez, Ryan Babel, është zyrtarizuar si lojtari më i ri i kampionëve të Euredivisie, Ajaxit. 33 vjeçari i është bashkuar Ajaxit në formë huazimi 6-mujor, nga skuadra e Galatasaray. Në Turqi, Babel nuk ishte më lojtar i rëndësishëm dhe zgjodhi të rikthehet në vendlindje, por kalimi tek Ajax ishte befasues.
Kjo për faktin se të besuarit e Ten Haag kanë alternativa të shumta në sulm dhe afrimi i Babel është konsideruar i tepruar nga analistët sportivë në Holandë. MEgjithatë, sulmuesit duket se nuk i intereson aspak kjo gjë dhe ka vendosur të firmosë.
Veterani holandez u aktivizua në 15 sfida për Galatasarayn gjatë këtij sezoni, duke shënuar 5 gola. 33 vjeçari është gjithsesi një vlerë e shtuar për Ajaxin, që tashmë do të marrë pjesë në Europa League pas eliminimit nga faza e grupeve në Champions League.