Laporta: Sot është një ditë që do të shënojë historinë e klubit

Presidenti i FC Barcelona , Joan Laporta , shoqëroi Xavi Hernández në daljen e tij në fushën e Camp Nou për prezantimin e trajnerit të ri.

Sot është një ditë që do të shënojë historinë e klubit”, tha presidenti kur mori fjalën. Presidenti pa me krenari sesi tribunat këndonin këngën e ‘Un día de partit’ dhe i nxitur nga vetë Xavi , ai u inkurajua të këndonte me mikrofonin në dorë, duke shkaktuar edhe të qeshura.

Kthimi i Xavi shënon historinë e klubit. Një prezantim i tillë nga një trajner është i paprecedentë. Kam parë njerëz të emocionuar si kurrë më parë. Është merita e Xavi, ai është një njeri i shtëpisë, i klubit dhe ai ka bërë një përpjekje për të qenë një referencë për institucionin. Është një ditë gëzimi për tifozët e Barcelonës, ne kemi nevojë për ta”, tha ai në konferencën për shtyp.  r.t/albeu.com


Shtuar 8.11.2021 14:13