Çështja “Xhaka”, Reja: Ai thotë gënjeshtra, po tallet me të gjithë ne

Edhe në këtë konferencë për shtyp trajnerit, Edi Reja iu përmend çështja “Xhaka”. Mesfushori i Baselit ka krijuar një situatë të pazakontë në Kombëtare pasi fjalët e tij dhe të teknikut italian bien në kontraditë. Nga njëra ana Xhaka është shprehur se nuk ka marrë ftesë nga perfaqësuesja, ndërsa Reja zbulon se ai e ka refuzuar.

Ditën e sotme tekniku u shpreh ashpër duke thënë se ai genjen, pa tallet dhe nuk ka qenë i ndërshëm me Shqipërinë dhe atë personalisht.

Xhaka? Xhaka thotë gënjeshtra, por ai po tallet me të gjithë ne. Një herë nuk e kam grumbulluar, por më pas ka refuzuar gjithmonë. Ai thoshte që nuk jam mirë, por ndërkohë luante me klubin. Balliu do të vijë, por më tha pse nuk po vjen këtë herë për këtë problem shëndetësor. Është një situatë krejt tjetër.

Xhaka nuk ka qenë i ndershëm me Shqipërinë dhe me mua, sepse i kemi çuar ftesë gjithmonë, por nuk vinte sepse pretendonte se ishte i dëmtuar. Unë nuk braktis asnjë, ndërsa ai braktisi Shqipërinë. Ta sqarojmë këtë gjë, njëherë e mirë”, përfundoi trajneri Reja. /albeu.com


Shtuar 8.11.2021 13:34