Artan Hoxha: Bisedat e fundit të biznesmenit të vrarë dhe shpresat e familjarëve

Familjarët e biznesmentit Rruzhdi Hoxha i cili u gjet i pajetë dhe i mbuluar me zhavorr në një humnerë në Qafë Mollë në Dajt 13 ditë pasi ishte rrëmbyer, shpresonin që ta gjenin gjallë. Gazetari Artan Hoxha në ABC ka deklaruar se ka biseduar me familjarët para se biznesmeni të gjendej i vrarë. Ata i kanë thënë se ai kishte borxhe ndaj familjarëve dhe brenda fisit, ndaj nuk e shikonin si rrezik që ta vrisnin, duke shpresuar se do ta gjenin gjallë dhe do t’i zgjidhnin problemet.

“Ishte një ngjarje e rëndë, ngjarja u publikua ditën e premte, ditën e 13 kur ishte rrëmbyer e zhdukur kufoma e biznesmenit. U mbajt e fshehtë sepse nuk dihej kufoma, por edhe sepse shpresonin se do e gjenin gjallë. Njerëzit e afërt kishin shpresa se do mund ta gjenin gjallë, sepse kam kontaktuar më parë më to vetë personalisht. Shanset që një i rrëmbyer të mbijetojë janë deri në 48 ore, po i kaluan 48 rrembim shanset ulen. Sipas kontakteve që kam pasur me familjarët e biznesmenit, thonin se viktima kishte borxhe ndaj fisit dhe njerëzve të afër, dhe kjo gjë sipas tyre s’kishte pse t’i rrezikonte jetën sepse e shihnin si të zgjidhshme”, tha Hoxha.

Gazetari deklaroi se ditën kur biznesmeni u rrëmbye nuk kishte shfaqur asnjë lloj shqetësimi për ndonjë rrezik të mundshëm që i kanosej. Biseda e tij e fundit një ditë para rrëmbimit kishte qenë pikërisht me autorin e dyshuar për vrasjen e tij./abcnews.al


Shtuar 8.11.2021 13:38