Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në Durrës. Në aksin rrugor Xhavzotaj-Rrashbull janë përplasur dy mjete, për pasojë një nga drejtuesit dhe fëmija e tij janë lënduar. Ata janë transportuar për në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 07.11.2021, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Xhavzotaj-Rrashbull, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. B.,
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., me pasagjer fëmijën e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com