Dështon Air Albania? Shqiptarët kërkojnë të kthehen në atdhe, por nuk arrijnë të blejnë biletat

Nesër pritet të zhvillohen fluturimet e para për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë. Por procesi ka nisur me probleme.

Klement Myftaraga telefonoi në Ora News dhe thotë se ka kryer aplikimin online për prerjen e biletës dhe pronotimin e hotelit por nuk merr përgjigje, shkruan Oranews.

“Jam në Napoli. I bëj të gjitha procedurat dhe kur vjen puna te aplikimi nuk ma pranojnë, i marr në telefon dhe nuk më përgjigjen. Nuk di ku të drejtohem.

Avioni është nesër për në Romë, kam familje atje dhe nuk marr përgjigje.

Detyrimet që ka vënë shteti do ti paguaj verë por nuk më japin përgjigje.Dua të kthehem në shtëpi dhe karantinën në hotel do ta bëj”.


Shtuar 17.04.2020 14:09