“Dora e zotit”, Maradona: u thash të gjithëve, më përqafoni dhe heshtni (VIDEO)

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona do të shënonte dy gola të pabesueshëm ndaj Anglisë në 1986.

Luhej gjysmëfinalja Argjentinë – Angli. Maradona fillimisht shënoi me dorë, një gol që edhe sot diskutohet, dhe më vonë, bëri një aksion individual, duke kaluar gjithë ekipin kundërshtar, në fund edhe portierin, për një gol të paharruar.

Për golin me dorë, që sot njihet si ‘Dora e Zotit’, Maradona është rikthyer të flas sërish.

“Unë kërceja por jo mjaftueshëm lartë, kështu që ndodhi të prekja topin pak me dorën time”, tregon Maradona.

“Në ajër, mendova që nuk kishte asnjë mënyrë për të mbërritur topin me kokën time, dhe pastaj mu kujtua që kisha një dorë . As që e dija se ku ishte topi pas goditjes. Shikova dhe pash që ai ishte në portë, dhe fillova të vrapojë përpara”.

“Një shok i skuadrës mu afrua dhe më pyeti nëse shënova me dorë, i thash hesht dhe më përqafo, më vonë do t’ju tregojë”.

“Unë pastaj jam takuar disa herë me gjyqtarin. Ai fajëson anësorin e tij që tregoi se gjithçka ishte e pastër. Gjyqtarët nuk kishin faj. Në stadium ishin 80 mijë persona dhe askush nuk e pa atë”.

Atë vit, Argjentina fitoi Kupën e Botës, e cila është e vetmja kupë bote për këtë kombëtare.


Shtuar 17.04.2020 14:16