Celta Vigo dje ka barazuar ndaj Barcelonas në “frymën e fundit”.
Barcelona ishte duke kryesuar me rezultatin e thellë 0-3 që në pjesën e parë por në të dytën Celta fillon të shënojë dhe në minutën e 96’ Aspas barazon shifrat në 3-3. Një episod i çuditshëm ndodhi dje në pjesën e parë kur Ansu Fati dëmtohet.
Sergi njofton Coutinhon të dali në nxemje pasi Fati ishte i dëmtuar por braziliani e mori “shtruar”. Një sjellje aspak e mirë nga braziliani kur trajneri i tij i tha të diltë në nxemje sepse do të futej në fushën e lojës por Coutinho e mori me shumë qetësi dhe pa dëshirë futjen në fushën e lojës.
Kaq mjaftoi për këtë sjellje dhe Sergi u irritua shumë me lojtarin duke e ulur në stol dhe duke thirrur të futej në fushën e lojës i riu Alejandro Balde.
Coutinho është blerja më ee shtrejntë në historinë e Barcelonës dhe mesa duket largimi i tij në janar është çështje kohe./h.ll/albeu.com