Ministri i sportit në Itali jep lajmin e madh: Stërvitjet e skuadrave fillojnë në javën e parë të muajit maj

Italia është shteti më i goditur evropian nga pandemia Covid-19 dhe njëherit një nga shtetet me më së shumti viktima nga coronavirusi.

Rreth 170 mijë persona janë infektuar, derisa 22 mijë prej tyre fatkeqësisht kanë vdekur.

Futbolli është i ndaluar në Itali, por lajmet e fundit tregojnë se gjendja e situatës është përmirësuar shumë.

Ka qenë ministri i sportit italian Vincenzo Spadafora që ka dhënë lajmin e madh se kur skuadrat do të mund të dalin në stërvitje.

Masat e rrepta në Itali janë të parapara deri më tre maj, derisa në javën e fundit numri i viktima dhe atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka pasur një rënie të konsiderueshme fatmirësisht.

Gjithsesi sa i përket rikthimit të skuadrave në fushë për të luajtur ende nuk ka një datë, mirëpo besohet se në fillim të qershorit do të startojë Serie A.

Shtuar 17.04.2020 07:29