Gjendet një kufomë në Lushnje, dyshimet e para (VIDEO)

Një trup i pajetë është gjetur mëngjësin e sotëm buzë rrugës në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë Golemit të Lushnjes dhe dyshohet se viktima është goditur nga ndonjë automjet.

Trupi i viktimës është gjetur buzë rrugës nacionale ndërkohë policia po bën hetimet e nevojshme për të identifikuar trupin e pajetë. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 6.11.2021 08:12