Nuk mori ftesë nga Brazili në momentin e tij më të mirë, Vinicius nuk e fsheh zhgënjimin

Ylli i Real Madridi, Vinicius Jr edhe pse kalon një formë spektakolare me klubin nuk ka marrë një ftesë nga Tite për grumbullimin me kombëtaren.

Vinicius ka thënë se ndihet keq që nuk e ka marrë ftesën, por në anën tjetër ka mbështetur vendimin e Tite, duke e cilësuar si një nga trajnerët më të mirë.

“Ndihem keq sepse doja të isha në mesin e më të mirëve, por Tite, që është trajner i mirë, e bën vendimin”.

“Besoj që duhet të punojë fortë dhe e di që momenti i duhur do të vijë”, deklaroi ai.

Në vendin e tij është thirrur lojtari i Barcelonës, Philipe Coutinho. /albeu.com


Shtuar 4.11.2021 11:02