Prokuroria mbyll hetimet për Tom Doshin dhe zbulon kush e ka në dorë fatin e tij

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Tom Doshin dhe rezultatet e këtyre hetimeve ia ka dërguar KQZ.

“KQZ  si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015…”- njofton Prokuroria.

NJOFTIMI I PROKURORISë:

Sektori i Dekriminalizimit prane Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji. /albeu.com/

 


Shtuar 4.11.2021 10:31

Tags: