Basha dhe Kryemadhi urojnë Vjosa Osmanin: Punë të mbarë Presidente!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se pret me padurim që të shohë Kosovën të përparojë drejt integrimit.

“Urimet më të mira Presidentes Vjosa R. Osmani!

Urime popullit të Kosovës!

Pres me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar dhe le të punojmë sëbashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e mirëqenies dhe realizimit të sfidës së integrimit europian”, shkruan Kryemadhi.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në postin e Presidentes së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Basha shprehet i bindur se Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës.  Basha shkruan se PD në opozitë dhe nesër në qeveri do të jenë në krah të Kosovës.

“Urimet më të përzemërta Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.  Jam i bindur se presidentja Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, antarësimin e Kosovëes në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik.

Si përherë, sot dhe nesër në qeverisje të vendit, PD dhe unë qëndrojmë në krah të Kosovës, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të saj, për ti përballuar së bashku të gjitha sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes nesh në dobi të zhvillimit dhe mirëqënies së qytetarëve tanë. Punë të mbarë Presidente Osmani”, shkruan Basha në postimin e tij. /albeu.com/

 


Shtuar 4.04.2021 20:38