Vuçiç ndan foton nga darka me Ramën: Mbrëmje e mrekullueshme, po pimë verë serbe!

Përmes një postimi në Instagram, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka ndarë një foto  nga darka me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç.

Gjithashtu në darkën informale kanë qenë të pranishëm dhe politikanë të tjetër, përfshirë kryeministren serbe, Ana Brnabiç.

Në foto liderët e Ballkanit Perëndimor shihen duke ngrënë darkë dhe duke konsumuar verë të kuqe e të bardhë.

Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905” me miq nga rajoni Edi Rama,  Zdravko Krivokapiç dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabiç u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, shkruan Vuçiç

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Kujtojmë se Rama ndodhet në Beograd në kuadër të nismës “Ballkani Hapur”./albeu.com

 


Shtuar 3.11.2021 22:04