Pasdite e “përgjakur”, dy të plagosur brenda pak minutave në Tiranë

Pasditen e sotme, rreth orës 18:50, tek ish Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushta shtetasin B. K., dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Të lidhura

None found

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/


Shtuar 4.04.2021 20:01