CHAMPIONS/ Leipzig – PSG, statistikat dhe formacionet e mundshme

Grupi A duket se nuk ka shumë llogari për të ndarë, pasi PSG dhe Man City duken dy ekipet që ashtu sic pritej nuk do ta diskutojnë kualifikimin, por “lufta” është për vendin e parë.

Momentalisht vendi i parë mbahet nga PSG, e cila për të vazhduar kryesimin do të duhet të triumfojë ndaj Leipzig që pozicionohet e fundit me 0 pikë.

Në gjermani, “parisienët” kanë udhëtuar pa Leo Messin i cili është i dëmtuar. Pochettino nuk do të vuaj vetëm mungesën e argjentinasit në këtë ndeshje, pasi po ashtu nuk do të jenë të gatshëm, Marco Verrati, Sergio Ramos, Lionel Messi dhe Paredes në dyshim.

Sa i përket skemave, gjermanët do të rreshtohen me 4-2-3-1 dhe PSG me 4-3-3.

Statistikat:

Leipzig ka humbur 5 ndeshjet e fundit në Champions League.

Gjermanët kanë pranuar të paktën 2 gola në 7 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

Leipzig ka pësuar 2.5 gola më 3 ndeshjet e zhvilluara në shtëpi përballë PSG në të gjitha kompeticionet. /albeu.com


Shtuar 3.11.2021 12:30