Policia në Lushnjë ka vënë në pranga një 19-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe.
“Lushnjë/Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë”, thuhet në postimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./albeu.com