Tottenham në kontakte të avancuara me lojtarin e Milan-it

Tottenham ka filluar punën pas ardhjes së Conte në stolin e tyre.

Anglezët janë duke vëzhguar mesfushorin e Milan-it , Franck Kessie. 24-vjeçari ende nuk është ulur të diskutojë me Milanin për rinovimin dhe me shumë ngjasa ai do të largohet nga klubi italian.

Milan është duke e pranuar këtë gjë pak nga pak por nuk do të lejonte që futbollisti të largoheshe në verë me parametra zero. Kështu, në skenë  është ngjitur Tottenham, ku Conte ka kërkuar që drejtuesit të kontaktojnë agjentin e Keissie.

Sipas “CorrieredelloSport”,  agjenti i lojtarit dhe drejtuesit e Tottenham janë takuar duke diskutuar rreth detajeve dhe pritshmërive. Spurs duke të gatshëm të plotësojnë dëshirën e Keissie i cili kërkon 8 milion euro në sezon, gjë për të cilën Milan nuk e paguan dot./h.ll/albeu.com


Shtuar 2.11.2021 12:47