“I fiku” karrierën Zaevit, kush është kryebashkiakja e re e Shkupit?

Kandidatja Danela Arsevska, arriti të fitojë bindshëm ditën e djeshme në Shkup përballë kundërshtarit të LSDM-së.

Që kur Maqedonia e Veriut ka fituar pavarësinë, do të jetë hera e parë që kryeqytetin do e drejtojë një kryetare grua.

Arsovska arriti që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të fitojë kundër kandidatit Petre Shilegovit.

Kjo fitore shkaktoi edhe dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, pasi LSDM humbi Shkupin dhe një celulë tjetër të Ohrit, Manastirin dhe Đevđ.

42-vjeçarja Danela Arsovska, ishte e mbështetur nga partia opozitare e krahut të djathtë VMRO-DPMNE (e cila fitoi 20 komuna) dhe partnerët e saj shqiptarë “Aleanca për Shqiptarët” dhe Besa.

Arsovska është anëtare e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane dhe dikur ishte kryetarja e parë grua e Odës Ekonomike të Maqedonisë. Juristja dhe ekonomistja e re, përveçse në Maqedoni, ka studiuar në Oksford dhe në Universitetin e Sheffield-it dhe ka një karrierë mbresëlënëse ndërkombëtare. Që nga viti 2016 ajo është anëtare e komisionit ICSID të Bankës Botërore në Uashington, ndërsa nga viti 2017 në Gjenevë./albeu.com/