Autorët e atentatit në Laç ditën e sotme, dyshohet ta kenë vjedhur në Fier makinën që përdorën për të kryer krimin.
Sipas informacioneve mësohet se mjeti i kishte targat italiane të mbivendosura pasi vetë rezulton si një mjet i vjedhur në Mbrostar të Fierit.
Në makinën e llojit “Toyota” që u përdor nga autorët e vrasjes së ish-efektivit Xhelal Reçi nuk është gjetur asnjë send apo gjurmë që mund të ndihmojnë grupin hetimor në identifikimin e atentatorëve.
Ndërkohë mjeti u gjet i djegur pranë lumit Mat, vetëm pak minuta pas krimit të rëndë./albeu.com/