EMRI/ Laçi zgjohet nga plumbat, kush është ish-polici që u vra mes qytetit (VIDEO)

Mëngjesi i sotëm ka nisur me plumba dhe vrasje në qytetin e Laçit. Sipas burimeve zyrtare mësohet se është qëlluar ndaj një shtetasi, i dentifikuar si Xhelal Reçi,  ish-polic, i cili ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është rreth 60-vjeç ndërsa vendi i krimit është para një banke në qytetin verior. Policia ka rrethuar qytetin me qëllim kapjen e autorit të krimit të rëndë.

NJOFTIMI:

Rreth orës 07:23 , në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/

 

 


Shtuar 1.11.2021 08:13