Arjola Demiri rrëfen historinë e dhimbshme: Donin të mi merrnin fëmijët (VIDEO)

Aktorja Arjola Demiri, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, mbi kujdestarinë e fëmijëve të saj, ku kjo e fundit pretendon se ish-bashkëshorti ka dashur ta ndajë me fëmijët.

Teksa pastronte vetullat e blogeres Sara Berisha, aktorja tha se është gjendur përpara një padrejtësie pasi në Gjykatë i është kërkuar edhe ndarja e fëmijëve.

Por, Demiri shtoi më tej se nuk e ka pranuar këtë gjë, por ka vënë kusht që ose të tre fëmijët do të qëndronin me të, ose të tre bashkë me të atin.

“U bënë tre vjet zemër. Gjyqi i kujdestarisë bashkë më ndarjen. ma zvarritën, këtu nuk pyesin, donin të m’i ndanin fëmijët dhe i thashë, o do rrinë të tre me mua, ose të tre me atë,”- tregoi aktorja.

Arjola Demiri është nënë e tre fëmijëve. Në Big Brother VIP ajo ka rrëfyer historinë e dhimbshme, divorcin dhe dhunë ne përjetuar nga ish-bashkëshorti./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 31.10.2021 19:09