Vajza e mitur, 6-vjeçare që u dhunua në Kamëz nga i ati i saj, është paraqitur në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo ka shfaqur probleme të shumta shëndetësore në organet e brendshme të trupit të saj, nga goditjet e marra nga i ati 27-vjeçar.
Orët e fundit raportohet se ka pasur një përmirësim të lehtë, por mjekët vijojnë ta mbajnë nën kujdes intensiv të miturën.
Ditën e djeshme policia vuri në pranga babanë e vajzës të mitur, 27-vjeçarin R.K. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur. Ndërkohë pritet të dal edhe ekspertiza mjeko ligjore për vajzën e mitur. /albeu.com/