Buzë detit me fjalët më të ëmbla, ky ishte urimi i Dj Geek për ditëlindjen e Dafinës (FOTO LAJM)

Në kushte karantine, këngëtarja Dafina Zeqiri ka festuar sot 31-vjetorin e lindjes së saj.

Në një postim në Instagram, ajo ka treguar si e ka pritur këtë ditëlindje, e cila është shumë ndryshe nga çdo herë tjetër.

Pak para se akrepat të shënonin 00:00, këngëtarja ka qenë duke u stërvitur për të ruajtur format e saj, ndërsa ka publikuar edhe një video me momentet e saj më bukura nga përditshmëria, pushimet e koncertet e shumta.

Në këtë ditë speciale, Dafinës s’mund t’i mungonte edhe një urim nga personi i saj i zemrës, Dj Geek.

Ai ka publikuar në InstaStory një foto me këngëtaren gjatë pushimeve të tyre së bashku, ndërsa krahas saj e uron me fjalë të ëmbla:

“Në këtë ditë speciale, ngre një dolli për ty dhe jetën tënde. Gëzuar ditëlindjen”- shkruan Dj Geek, i cili prej disa kohësh po shijon romancën me Dafinën.


Shtuar 14.04.2020 11:21