Juventus është në probleme me formën e tyre në Serie A.
Juventusi u nda baras në “Derby della Mole” ku ishte në disavantazh por goli i Cristiano Ronaldos i shpëtoi “Bianconerët” nga disfata.
Sipas “Tuttosport”, dëshira e Cristiano Ronaldos është të qëndrojë në Allianz Stadium.
Por, mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të mund të linte portugezin pa zgjidhje përpos të largohej nga Torino në vitin e fundit të kontratës.
Sipas artikullit, Ronaldo dëshiron qëndrimin dhe është i gatshëm të luftojë për ta bërë këtë objektiv realitet, por as largimi i tij nuk përjashtohet nëse nuk arrihet kjo gjë.
Juventusi qëndron në vendin e katërt me 56 pikë, aq sa Napoli dhe tani caku kryesor për Juven është një vend në Ligën e Kampionëve.