Të tjera vaksina gati të mbërrijnë në Shqipëri, Manastirliu njofton kategorinë e radhës që do vaksinohet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se javën që vjen pritet të mbërrijnë të  tjera vaksina të Pfizer dhe Sinovac, teksa do të nisë vaksinimi për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

Teksa po inspekton së bashku me kryeministrin Rama vaksinimin në Fier, ministrja është shprehur:

‘’Gjithë fshatrat e zonat e thella. Kemi bërë distribucion 100%. Edhe me Pfizer dhe Sputnik. Presim java që vjen të kemi sërish vaksina të Pfizer dhe gjithashtu edhe serinë e ardhshme të Sinovac. Hapim faqen +65, ndoshta dhe +60 me të sëmurët kronikë”


Shtuar 4.04.2021 12:17