Përfshihet nga flakët pema mes ”Bllokut”, banorët shuajnë zjarrin me ujë nga ballkoni (FOTO LAJM)

Një pemë është përfshirë nga flakët, në një rrugicë në zonën e Bllokut.

Pema që ishte e prerë nga sipër dhe ndodhej shumë pranë dyqaneve dhe banesave është mbuluar nga flakët, ndërsa qytetarët janë përpjekur ta shuajnë duke i hedhur ujë nga ballkonet.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit, ndërkohë që në vend kanë shkuar edhe efektivë policie.


Shtuar 13.04.2020 12:56