Koreja e Veriut në krizë për ushqime, Kim Jong apel qytetarëve: Hani më pak

Koreja e Veriut ndodhet në një situatë të vështirë për sa i përket furnizimit të popullatës.

Vendi po përballet me një mungesë ushqimesh për shkak të mbylljes së kufirit me Kinën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë lideri Korean, Kim Jong Un, i ka bërë thirrje banorëve të vendit që të konsumojnë më pak ushqime deri në vitin 2025, kohë kur do të hapet edhe kufiri me Kinën.

Qytetarët koreano-veriorë janë të shqetësuar mbi këtë situatë, sipas tyre do ta kenë shumë të vështirë ta përballojnë, sidomos periudhën e dimrit.

“Mungesa e ushqimit është një emergjencë. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konservojnë dhe konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025, ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh”, tha një qytetar.

Nga janari i 2020 Korja e Veriut mbylli kufirin me Kinën, si masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Mirëpo kjo masë goditi ekonominë e Koresë së Jugut, ku çmimet e mallrave u rritën ndjeshëm pasi kërkesa nga qytetarët tejkaloi ofertën./albeu.com/


Shtuar 27.10.2021 16:47