Qeveria ka miratuar projekt-buxhetin e vitit 2022 që pritet të miratohet në Kuvend. Në projekt-buxhet qeveria ka parashikuar një fond prej 2 miliardë lekësh që do të përdoret për përballuar kostot për projektet e miratuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja.
Ndërkohë të ardhurat në formë granti që janë të destinuara për përballimin e dëmeve nga tërmeti do t’i shtohet vlerës së parashikuar nga buxheti i shtetit për shpenzimet e fondit të rindërtimit.
“Fondi i rindërtimit për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, prej 20 000 milionë lekësh, përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja. Ky fond shton kufijtë e shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion në nivel programi dhe kufijtë e transfertës së pakushtëzuar, të miratuar në tabelat 1 dhe 3, të përmendura në nenet 11 e 15, të këtij ligji.
Çdo e ardhur në formë granti, me destinacion përballimin e pasojave të tërmetit, rrit në të njëjtën masë të ardhurat dhe shpenzimet e fondit të rindërtimit, duke shtuar kufijtë e përcaktuar në nenet 1, 2, 3 e 11, si dhe kufijtë e miratuar në tabelat 1, 3 dhe 4, të përmendura në nenet 11 e 15, të këtij ligji. Neni 8 Përdorimi dhe investimi i fondit rezervë të sigurimeve”, thuhet në projektligjin e qeverisë./albeu.com