Qytetari i thotë se s’ka bukë në shtëpi, Rama: Ku i gjete lekët për internetin?! (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama është i njohur për debatet e ashpra dhe “thumbat” ndaj qytetarëve të cilët i komentojnë në rrjetin social në Facebook.

Por me pandeminë e COVID-19 që ka izoluar edhe vendin tonë, kryeministri ka ashpërsuar gjuhën.

Ndërkohë që një qytetar i është shprehur se është në vështirësi ekonomike, kryeministri Edi Rama e ka pyetur se ku i gjen lekët për të paguar internetin.

Qytetari: Zoti Kryeminister, jam pa punë e pa asnjë lloj ndihme. Kam bërë kërkesë në bashki dhe më thonë se do t’ju njoftojmë. Unë jam pa bukë në shtëpi, ju lutem më jepni një përgjigjë cfarë duhet të bëj?

Rama: Po internetin me cfare po e paguan?!


Shtuar 11.04.2020 15:24