Dje luhej ndeshja e vlefshme për raundin e 11-të në ligën franceze midis Saint-etienne dhe Angers ku përfundoi me rezultatin 2-2.
Para fillimit të ndeshjes tifozët vendas filluan të hidhnin tymues dhe fishekzjarre në shenjë proteste.
Arsye e kësaj ishte se tifozët janë të revoltuar me performancën e Saint-Etienne ku nuk kanë fituar ende një ndeshje dhe ndodhen në vendin e fundit të rënditjes. Ndeshja u pezullua për shumë minuta por më pas filloi.
Saint-Etienne ishtë madje pranë humbjes por në minutën e 94’ Mickael Nade arriti të barazonte rezultatin duke i dhënë pikët minimale klubit./albeu.com